Izopor Grafit GF 90
Është material termoizolues me ngjyrë gri të errët, prej polisteroli me përmbajtje grafiti. Produkti realizohet nga prerja e bllokut të polisterolit. Përdoret në termoizolimin e fasadave, çative, mes mureve, nyje termike etj.
Avantazhet: IZOPOR GRAFIT GF 90 ka përcjellshmëri shumë të ulët, realizon termoizolim të përkryer duke përdorur spesorë nga 3 – 8 cm .
Është rezistent ndaj absorbimit të lagështisë, ka dendësi homogjene në të gjithë masën, veti të mira akustike, qëndrueshmëri dimensionale në kohë dhe gjatë ndryshimeve të temperaturës.
Prodhohet nga IZOTERM sipas standarteve shtetërore SSH EN 13163 : 2012 +A2: 2016 dhe është i çertifikuar CE.


