TermoIzolimi

Polisterol
– Izoterm EPSF 80
– Izopor Grafit GF 90
– Izoterm Dow Etics
– Izopllaka Blu
Kol
– Renofix 50 GRI – NGJITËS POLYSTEROLI & MATERIAL RRAFSHUES
– Renofix 58 I BARDHË – MASË PËR NIVELIME
Rrjete per TermoIzolim
Upa
Profil E
Astar Grafiato RenoGrund
Renofix 370 – LLAÇ MINERAL STRUKTURAL
Renofix 700 – LLAÇ MINERAL STRUKTURAL

Izoterm ESPF 80

Është material termoizolues me ngjyrë të bardhë prej polisteroli vetëshues. Përdoret në ndërtim për sistemet e termoizolimit të fasadës, interkapedin (mes mureve), soleta, dysheme etj.

Avantazhet: EPSF 80 realizon termoizolim shumë të mirë, ka dendësi homogjene në të gjithë masën, qëndrueshmëri dimensionale në kohë dhe gjatë ndryshimeve të temperaturës.

Ofron rezistencë të lartë në shtypje dhe është rezistent ndaj thithjes së lagështisë (hidrofob).Veti shumë të mira akustike.

Izopor Grafit GF 90

Është material termoizolues me ngjyrë gri të errët, prej polisteroli me përmbajtje grafiti. Produkti realizohet nga prerja e bllokut të polisterolit. Përdoret në termoizolimin e fasadave, çative, mes mureve, nyje termike etj.

Avantazhet: IZOPOR GRAFIT GF 90 ka përcjellshmëri shumë të ulët, realizon termoizolim të përkryer duke përdorur spesorë nga 3 – 8 cm .

Është rezistent ndaj absorbimit të lagështisë, ka dendësi homogjene në të gjithë masën, veti të mira akustike, qëndrueshmëri dimensionale në kohë dhe gjatë ndryshimeve të temperaturës.

Prodhohet nga IZOTERM sipas standarteve shtetërore SSH EN 13163 : 2012 +A2: 2016 dhe është i çertifikuar CE.

Izoterm Dow Etics

Është polistiren XPS I prodhuar nga DOW STYROFOAM I projektuar posaçërisht për fasadat termike. Panelet e DOW ETICS kanë përmasa 600×1200, të cilat e bëjnë më të lehtë aplikimin, ul konsumin e ngjitësit si dhe redukton kohën e punës. Avantazhet: Polistireni DOW është hidrofob, ka rezistencë të lartë në ngjeshje, koeficient të ulët të përcjellshmërisë termike. DOW ETICS është rezistent ndaj lagështisë, jetëgjatë dhe rezistent në ciklet e ngrirjes –shkrirjes. ,Është material I certifikuar CE.

Izopllaka Blu

Është panel termoizolues me ngjyrë blu i prodhuar nga polisterol vetëshues. Produkti realizohet në pllaka me përmasa standarte me teknologjinë e injeksionit dhe ka paturë në të katër anët.

Avantazhet: në sajë të strukturës IZOPLLAKA BLU® realizon termoizolim perfekt , është rezistente ndaj absorbimit të lagështirës, ka rezistencë të lartë në shtypje, dendësi homogjene në të gjithë masën, veti shumë të mira akustike, montohet fare lehtë falë paturave në katër anët, qëndrueshmëri dimensionale në kohë dhe gjatë ndryshimeve të temperaturës.

Renofix 50 GRI – NGJITËS POLYSTEROLI & MATERIAL RRAFSHUES

Përdoret për ngjitjen e pllakave Polysterolit , Lesh guri dhe ngjitjen e rrjetës armuese ,
si dhe ngjitës për pllaka guri ,mermeri,graniti dhe qeramike . Si material rrafshues për
pjesë të lëmuara betoni, ngjitëse dhe material rrafshues për sistemin termik
Renotherm W 50, si dhe ngjitëse për llaçe çimento në beton të lëmuar. Një thes
Renofix 50 me rreth 7-7,5 litra ujë të pastër përzihet me përzierëse 2 min. 10 min.
para përdorimit përzihet përsëri. Kur përdoret si ngjitëse, Renofix 50 në sipërfaqe të
plotë ose shiritore, me mistri e vendos në pllakën termike dhe pastaj e ngjet në
sipërfaqen e murit. Me rafshimin përfundimtar shtrohet-ngjet rrjetin. Si ngjitëse
Renofix 50, Kur përdoret si ngjitëse pllakash, tërhiqet me mistri dhëmbëzore.
Përdorimi brenda 2 orëve. Të mos përzihet me materiale tjera. Të mos punohet nën
temperaturë +5ºC. Të ruhet në të thatë. Qëndrueshmëria 6 muaj.
Ti përmbaheni udhëzimit teknik!

Renofix 58 I BARDHË – MASË PËR NIVELIME

Përdoret për rafshimin e sipërfaqefe te suvatuara me materiale bazë nga
Renova .Parapërgaditje për në fazën finale me shtresat dekorative Nji thes
Renofix 58 me reth 7-7.5 litra ujë të pastër përzihet me përzierëse 2
min.10 min. para përdorimit pëzihet përseri,para se telyhet siperfaqja me
Renofix 58 baza e lyer duhet të jetë mir e thatë , pastaj me mistrinë
rafshuese lyhet e tërë siperfqja , pas 24 oreve mund të lyhet sperfaqja me
shtresat decorative Abrib. Materiali i përzier me ujë duhet të harxhohet
Brenda 2 orëve.Të mos përzihet me materiale tjera.Të mos punohet nën
temperature + 5ºC.Të ruhet në të thatë.Qëndrueshmëria 6 muaj.
Ti përmbaheni udhëzimit teknik.

UPA Polisteroli Termoizolimi

Upat plastike për fiksimin mekanik të paneleve të polisterolit janë me gjatësi nga 10 deri në 16 cm. Ato zgjidhen në gjatësi të paktën 4 cm me shumë se trashësia e polisterolit dhe vendosen 5-6 copë për m².

Renova Renogrund

Bazë për sipërfaqe paraprakisht të suvatuara me llaçe themelore, si ai i çimentos, i gjipsit apo gëlqeres. Material lidhës për llaçe plastike. Pas 24 orë nga vendosja e Renogrund vendonden edhe llaçet plastike.

Bazë / Astar, për brenda dhe jashtë
Material i gatshëm i pigmentuar paralyerje, me mbushje minerale. Astar universal për përmirësimin e sipërfaqes në nivel të njejtë tëthithjessë lagështisë dhe izolimin e saj. Psh. sipërfaqe methithshmër itë ndryshme. Astar për pasardhësit e tij, llaçe në baza minerale, silikate, rrëshirë. Renogrund astar përgadit dhe përmirëson bazën që duhet aplikuar llaçet mbisipërfaqen e përgaditur.
Harxhimi ca. 200g/m2 për nji shtresë lyerje në sipërfaqetë lëmuara.

Renofix 370 – LLAÇ MINERAL STRUKTURAL (ABRIB) PËR MURE

Material mineral dhe struktural bojëkafe për një jetesë komode dhe të shëndoshë për sipërfaqe të jashtme dhe të brendshme. Renofix 370 përbëhet nga guri gëlqeror, gëlqere e hidratuar, çimento e bardhë dhe komponente lidhëse për lidhje të mirë të sipërfaqeve. Renofix 370 përzihet me 7-8 litra ujë: para përdorimit përzihet edhe njëherë. S’duhet të punohet nën temperature prej +5°C.

Renofix 700 – LLAÇ MINERAL STRUKTURAL (ABRIB) PËR MURE

Material mineral struktural për një jetesë komode dhe të shëndoshë. Renofix 700 është një material bashkëkohor ndërtimor me cilësi të larta. Fasadë minerale strukturale mbuluese për jashtë dhe brënda. Përbërje: gëlqere e hidratuar, çimento e bardhë dhe rërë e bardhë mermeri. Renofix 700 përzihet me 7-8 litra ujë të pastër. Materiali duhet të jetë pa kokrra. Pas kohëzgjatjes prej 10 minuta, materiali edhe njëherë përzihet. Të ruhet në vend të thatë. Qëndrueshmëria: 6 muaj. Ti përmbahet udhëzimit teknik. S’duhet të punohet nën temperature prej +5°C.