Izopllaka Blu
Është panel termoizolues me ngjyrë blu i prodhuar nga polisterol vetëshues. Produkti realizohet në pllaka me përmasa standarte me teknologjinë e injeksionit dhe ka paturë në të katër anët.
Avantazhet: në sajë të strukturës IZOPLLAKA BLU® realizon termoizolim perfekt , është rezistente ndaj absorbimit të lagështirës, ka rezistencë të lartë në shtypje, dendësi homogjene në të gjithë masën, veti shumë të mira akustike, montohet fare lehtë falë paturave në katër anët, qëndrueshmëri dimensionale në kohë dhe gjatë ndryshimeve të temperaturës.


